Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Klinë

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 09:26
Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Klinë

Raportohet se një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Klinës ku kanë mbetur të vdekur dy persona, një burrë dhe një grua, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës në raportin e saj njëzetekatër orësh ka dhënë deaje për këtë aksident.

Në njoftim thuhet se shoferi, tashmë i ndjerë nuk e kishte ndalur veturën te shenja ‘STOP’, në aksident është përfshirë treni.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. 

(Kosova Sot Online)