Ja kush thotë: Radoiçiqi e ka rrahur disa herë Goran Rakiqin

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 19:52
Ja kush thotë: Radoiçiqi e ka rrahur disa herë Goran Rakiqin

Agim Bahtiri ka deklaruar se ka informata që kryeorganizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq ka rrahur disa herë ish-kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kam dëgjuar disa herë prej njerëzve shumë të afërt të ish kryetarit të Mitrovicës ës Veriut se u rrahë disa herë nga Radoiçiq. Po disa herë e ka rrahë Rakiqin, unë i kam të dhënat nga njerëzve shumë të sigurtë. Jo vetëm atë, po edhe shumë të tjerë. Ai njeri i cili shkakton plagë dhe frikë për qytetarët tanë, qofshin serb apo të nacionalitetve tjera, ne jemi shtet demokratik.

Unë kam informata që e ka rrehë edhe Rakiqin disa herë, jo vetëm një herë dhe ne e dimë atë”, ka thënë Bahtiri.

(Kosova Sot Online)