Hovenier: Radojiçiq nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në krim të organizuar

  • A P /
  • 10 March 2024 - 14:22
Hovenier: Radojiçiq nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në krim të organizuar

Ambasadori i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara Radoiqiqin është i njohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka shtuar ai

Tutje Hovenier rikujton se SHBA ka një pikëpamje të qartë për Radoiçiq. “Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Hovenier.

Marko Gjuriq po përflitet si mandatar për formimin e qeverisë së re të Serbisë pas zgjedhjeve atje.

Radoiçiq i cili e ka pranuar se ka qenë në krye të sulmuesve në Banjskë, ishte ndaluar nga policia serbe më 24 shtator të vitit të kaluar, por pas pak ditëve Gjykata e Lartë në Beograd kishte njoftuar se e ka liruar nga mbajtja një ditë pas marrjes në pyetje. Që nga atëherë, Radoiçiq është i lirë në Serbi. Në reagimin e tij për takimin,  Gjuriq ka thënë se as nuk e fsheh e as nuk turpërohet dhe se lidhet me “punën që e bën”.

(Kosova Sot Online)