Sot varroset çifti nga Deçani, që vdiqën në aksidentin tragjik në Klinë

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 07:59
Sot varroset çifti nga Deçani, që vdiqën në aksidentin tragjik në Klinë

Çifti, Fahri dhe Vlora Gjocaj,që vdiqën në një aksident ditën e shtune në Klinë do të varrosen sot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilet me datë 09.03.2024 humbje jeten tragjikisht) do të bëhet diten e hënë, datën 11.03.2024. Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndersa varrimi në ora 14″00 në varrezat e qytetit të Pejës. E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13 mars 2024 dhe fillon në ora 08″00 deri 12″00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te vazhdon pas iftarit nga ora 18″00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do te njoftohet neser në ceremonine e varrimit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ata vdiqën nga një aksident tragjik mes trenit dhe një kombi-busi të shtunën rreth orës 18:00.