Një femër dyshohet se është dhunuar në Fushë Kosovë, ishte nën ndikim të alkoolit

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 08:54
Një femër dyshohet se është dhunuar në Fushë Kosovë, ishte nën ndikim të alkoolit

Një femër dyshohet se është dhunuar në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vajza dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se rasti ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se është sekuestruar një pistoletë me gaz nga i dyshuari.

Rasti është duke u hetuar.

“Fushë Kosovë 30.12.2023-00:10. Është raportuar se viktima femër kosovare përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)