Alarm për bombë në Gjykatën e Podgoricës, në email kishte kërcënime

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 11:00
Alarm për bombë në Gjykatën e Podgoricës, në email kishte kërcënime

Denoncimi për bombën ka mbërritur sërish në emailin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë pak pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, u konfirmua jozyrtarisht për portalinM.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy muaj që emaili i Gjykatës së Lartë merr alarm për bombë.

Të gjithë punonjësit dhe palët e pranishme u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Inspektimi i objektit dhe ambienteve është në pritje.

Prezenca e punonjësve të policisë në gjykatë do të shtohet.

Një mesazh kërcënues me këtë përmbajtje është dërguar në adresën elektronike të Gjykatës së Lartë:

“Diçka shumë e madhe do të ndodhë, vëllazëria jonë ka vendosur një eksploziv shumë të fuqishëm në disa vende, të shohim nëse do ta gjeni para se të godasë. Ne po ju paralajmërojmë dhe ju vazhdoni të ndiqni liderët politikë. Rroftë Serbia, Rroftë Rusia, Rroftë Republika Srpska! SSSS”.

(Kosova Sot Online)