Vuçiq njofton se është takuar me ambasadorin Hill, nuk jep detaje se çka i tha ky i fundit

  • S.A /
  • 11 March 2024 - 12:18
Vuçiq njofton se është takuar me ambasadorin Hill, nuk jep detaje se çka i tha ky i fundit

Ambasadori amerikan Christopher Hill ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka diskutuar për shumë çështje të rëndësishme në rajon, si dhe, sipas pretendimit të Vuçiqit “për pozitën e serbëve në Kosovë”.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për pozitën e serbëve në Kosovë, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka shtuar se ai ka përsëritur “qëllimet dhe interesat kryesore të Serbisë”.

“E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij, duke mos treguar se çfarë ka thënë ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online )