Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet proces i bllokuar në Kuvendin e Kosovës

  • S.A /
  • 11 March 2024 - 12:27
Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet proces i bllokuar në Kuvendin e Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se partitë s’u dakorduan për një seancë të rregullt, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo tha se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetetn sfidë sepse kanë mbetur edhe 12 marrëveshje ndërkombëtare për çka kërkoi më shumë se përkushtim në votimin e tyre.

“U caktua vetëm një seancë e jashtëzakonshme, ajo që është bërë me kërkesë të opozitës. Fatkeqësisht nuk arritëm të dakordohemi për një seancë të rregullt…”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila, foli edhe për paralajmërim e vizatë së Escobarit duke u ndalur te çështja e dinarit si çështje që mundet të diskutohet e po ashtu edhe draftin e Asocacionit dhe për zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve në veri të vendit.

(Kosova Sot Online )