Istog: U nis për të furnizuar marketet me hurme në Istog, shoferi aksidentohet dhe përfundon në spital

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 12:46
Istog: U nis për të furnizuar marketet me hurme në Istog, shoferi aksidentohet dhe përfundon në spital

Një mjet për transportimin e mallrave është aksidentuar sot në fshatin Tomoc të Istogut, ku një person është lënduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kombi i ngarkuar me hurme ka humbur kontrollin në kthesën e Tomocit.

Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësit.

Shoferi është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtejmë.

(Kosova Sot Online)