Zjarri te Parku i Biznesit në Drenas, Lladrovci kërkon ndihmën e KFOR-it: Me helikopterë me ardhë me gjujtë ujë

  • E.K /
  • 11 March 2024 - 13:38
Zjarri te Parku i Biznesit në Drenas, Lladrovci kërkon ndihmën e KFOR-it: Me helikopterë me ardhë me gjujtë ujë

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci ka kërkuar ndihmën e KFOR-it për që “me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë dhe me zvogëlu sa ma pak këtë zjarr”.

Lladrovci ju ka shprehur keqardhje pronarëve të kësaj fabrike, duke thënë se ju është bërë dëm i madh.

Tutje, Lladrovci tha se ky është një dëm ekologjik.

“Iu shprehi keqardhje pronarëve të fabrikës të cilëve u është bërë një dëm i madh. Por, siç po e shihni dëmi është më i madhe spse është një dëm ekologjik. Tashmë ne kemi marrë ankesat e parë prej fshatrave, ku fshatarët po dëmtohen nga ky tym që po del nga kjo fabrikë. Unë i kam njoftu edhe institucionet qendrore, e kam njoftu edhe ministrin e Brendshëm, i cili po i ndërmerrë të gjitha masat për të ardhë edhe forca tjera. Por kam kërkuar që edhe KFOR-in nëse kanë mundësi, me helikopterë me ardhë me gjujtë ujë edhe me zvogëlu zjarrin, ka thënë Lldarovci.

(Kosova Sot Online)