Kush e dogji një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas?

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 14:33
Kush e dogji një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas?

Në Parkun e Biznesit në Korroticë të Epërme të Drenasit, raportohet se në fabrikë është përfshirë nga zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)