Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik Hargreaves

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 15:54
Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik Hargreaves

Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK’së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin për rolin dhe kontributin e Britanisë “në veçanti në fushën e sigurisë” gjatë viteve të shkuara.

Ai e ka njoftuar ambasadorin britanik edhe për programin politik “Rruga e re”.

“Ambasadorin Hargreaves e falëmderova për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar  – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara. Raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona janë garanci për të ardhmen e Republikës dhe popullit tonë. Ambasadorin e njoftova po ashtu mbi programin politik ‘Rruga e Re’, projektet kryesore zhvillimore; si dhe misionin tonë euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik.”

Abdixhiku ka thënë se i ka siguruar partneritet të plotë brenda LDK’së në rrugëtimin e tij të ri.

“Ambasadorit Hargreaves i urova shëndet dhe qëndrim  me plot suksese në Republikën e Kosovës. I sigurova partneritet të plotë brenda Lidhjes Demoktatike të Kosovës në këtë rrugëtim të rij të tij. Punë të mbarë ambasador.”


(Kosova Sot Online)