Raportohet se tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 20:00
Raportohet se tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti

Raportohet se tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në mes të tri veturave në Suharekë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marrë lëndime trupore”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)