Palestinezët e presin Ramazanin në krizë të thellë ushqimore

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 21:27
Palestinezët e presin Ramazanin në krizë të thellë ushqimore

Palestinezët kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit të hënën në kohën e përkeqësimit të krizës ushqimore dhe bisedimeve për armëpushim që kanë ngecur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lutjet janë mbajtur të dielën vonë nëpër rrënojat e shtëpive teksa lufta ka hyrë në muajin e pestë.

Disa palestinezë kanë varur dritat dhe dekorime të tjera në shenjë feste për ardhjen e muajit të Ramazanit.

Por nuk mund të ketë festë sepse në pesë muaj luftë janë vrarë më shumë se 30 mijë palestinezë dhe pothuajse e tërë Gaza është bërë rrafsh me tokë. Familjet zakonisht kishin sofra të mbushura, mirëpo tani ai ushqim që u ka mbetur, është i konservuar dhe shumë prej këtyre lloje të ushqimeve kanë çmim shumë të lartë.

“Askënd nuk e sheh me gëzim në sy”, thotë Sabah al-Hendi, i cili po bënte Pazar në qytetin e Rafhas.

“Krejt familjet janë të pikëlluara. Çdo familje ka martir”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Egjipti po mbanin shpresë për arritjen e armëpushimit para Ramazanit, me qëllim që palestinezët ta pritnin me më shumë gëzim, por bisedimet kanë ngecur javën e kaluar.


(Kosova Sot Online)