Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ segmenti rrugorë në hyrje të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë”, tha Zahiti.
(Kosova Sot Online)
