Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet se e mbyti rryma elektrike

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 21:47
Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet se e mbyti rryma elektrike

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një fshat të Leposaviqit, ku është gjetur pa shenja jete një person. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një burrë rreth 40 vjeç, të cilin dyshohet se e ka mbytur energjia elektrike.

Ai është gjetur pa shenja jete afër një trafo elektrike në fshatin në fshatin Pllaninicë të Leposaviqit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në veri.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)