Moti sot i vranët dhe me shi, në këto zona mund të ketë edhe reshje bore

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 08:16
Moti sot i vranët dhe me shi, në  këto zona mund të ketë edhe reshje bore

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë jostabil dhe pritet të dominojnë vranësira me kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullimave orëve të pasdites, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Prishtina Wather, në zona më të larta malore, mund të ketë edhe rrebeshe dëbore.

Temperaturat minimale zbresin në 5 gradë celsius e 6 gradë celsius, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 11 gradë celsius e 12 gradë celsius.

(Kosova Sot Online)