Begaj këshillon Kosovën: Dëgjojeni më shumë SHBA-në e BE-në

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 08:31
Begaj këshillon Kosovën: Dëgjojeni më shumë SHBA-në e BE-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se sipas tij, çdo vendim të rëndësishëm që Kosova duhet të marrë, do të ishte mirë ta konsultonte paraprakisht me partnerët e saj strategjikë, përc jell “Kosova Sot Online”.

Tuje, begaj tha se “Natyrisht Kosova është një pjesë e jona, jemi një komb, dy shtete”.

Begaj tha se është fat i madh që në Kosovë është KFOR-i që garanton sigurinë dhe kufirin e ë Kosovës.

“Shqipëria është e vogël, por kontributi në politikën e jashtme është i madh, sidomos në rajon, ku është një faktor kontribuues për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Natyrisht Kosova është një pjesë e jona, jemi një komb, dy shtete. Është interesi më madhor i Shqipërisë është detyrim kushtetues të interesohemi për Kosovë. Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm. Fat i madh që në Kosovë kemi edhe KFOR-in që garanton sigurinë, kufirin e Kosovës, por çdo vendim që Kosova duhet të marrë, për të zbatuar detyrimet që i takojnë si shtet, do të ishte mirë të bëheshin me këshillimin dhe marrjen e pëlqimit dhe të dëgjonin më shumë këshillat e marra nga SHBA dhe BE”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

(Kosova Sot Online)