Menduh Thaçi: Serbia i ka larë duart prej Kosovës, kjo është vetëm një performancë e Serbisë

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 08:49
Menduh Thaçi: Serbia i ka larë duart prej Kosovës,  kjo është vetëm një performancë e Serbisë

Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, ka komentuar situatën e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Madje sipas kreut të PDSH-së, Serbia tashmë i ka larë duart nga Kosova.

Ai ka thënë se Serbia më shumë vepron në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje se sa në Kosovë.

“Unë mendoj dhe nuk dua ta kem gabim se Serbia ka larë duart prej Kosovës, kjo është vetëm një performancë e Serbisë. Kosova që duket në target dhe Serbia e di më së miri se me gjithçka e ka humbur Kosovën. Ajo momentalisht më shumë vepron në Maqedoni dhe në Bosnje se sa në Kosovë. Ai e mbanë Kosovën vetëm për sisteme elektorale të Vuçiqit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)