Gjilan: Arrestohet i riu, gjatë kontrollit iu gjet më shumë se 1kg marihuanë

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 11:57
Gjilan: Arrestohet i riu, gjatë kontrollit iu gjet më shumë se 1kg marihuanë

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit 23 vjeçar, në kuadër të hetimit të rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” që ka ndodhur më 10 mars, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, me datën 12.03.2024 në koordinim dhe leje të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në kuadër të hetimit të rastit ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 10.03.2024 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.Sh. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) nga Gjilani. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cilat do të përdoren në cilësi të provave materiale për gjykatën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit.”

(Kosova Sot Online)