Inaugurohet Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 12:56
Inaugurohet Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurrikula për Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, që përbën një element thelbësor në zbatimin e Strategjisë kombëtare të sigurisë kibernetike, është hartuar në mbështetje nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe është implementuar nga Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar.

Përmes zbatimit të kësaj kurrikule, kjo Qendër përbën një shtyllë të re rëndësishme të mbrojtjes së sigurisë së Kosovës.

Në këtë inaugurim morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, drejtori i NALT, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)