FSK furnizohet me 15 kamionë ushtarakë të prodhimit gjerman

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 13:54
FSK furnizohet me 15 kamionë ushtarakë të prodhimit gjerman

Gjatë ditës së sotme u inaugurua Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë ë Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Adem Jashari” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në po këtë ditë FSK-ja u furnizua edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Këta kamionë multifunksional janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.

(Kosova Sot Online)