E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një person

  • E.K /
  • 12 March 2024 - 14:40
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një person

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë banues në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në fshatin Shelqet, në rrugë, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi V. D., 62 vjeç, banues në fshatin Shelqet. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit

(Kosova Sot Online)