Pse Arbërie Nagavci nuk raportoj në Komisionin për Arsim?

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 22:15
Pse Arbërie Nagavci nuk raportoj në Komisionin për Arsim?

Sot është mbledhur Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. Aty po tregohet gjendja e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë komision nuk është duke marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila më herët kishte thënë se do të raportonte.

Anëtarja e Komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi ka ngritur shqetësimin që sipas saj, në një diskutim aq të rëndësishëm për arsimin pse nuk po merr pjesë ministrja Nagavci.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Ardian Gola ka thënë se ministrja nuk është e pranishme, sipas tij, shkak ishte agjenda e planifikuar.

Lidhur me këtë, Dumoshi u shpreh se kjo nuk është arsye.

“Nuk është arsye. Nëse tjerave hera nuk do të vjen, ju lutem mos e vendosni në agjendë”, ka thënë Dumoshi.


(Kosova Sot Online)