Escobar jep detaje për vizitën e paralajmëruar në Prishtinë

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 16:29
Escobar jep detaje për vizitën e paralajmëruar në Prishtinë

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se vizita e tij në Prishtinë do të jetë e fokusuar tek efektet dhe tek gjetja e një zgjidhjeje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ndalimin e dinarit dhe trasnfereve nga Serbia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se pas kësaj do të udhëtojë në Vjenë dhe në Mal të Zi, dhe më pas do të kthehet në Uashington. Escobar ka thënë se pas kthimit në SHBA, shpreson që do të ketë një diskutim ‘in-person’ të QUINT-it në Uashington për të gjitha çështjet lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Do të udhëtojmë në Prishtinë dhe do  të fokusohemi tek efektet dhe një zgjidhje e mundshme e vendimit të pakoordinuar për të ndaluar dinarin dhe trasnferet nga Serbia për qytetarët serbë që marrin pagesa sociale nga Serbia.

Pas Prishtinë do të udhëtojmë në Vjenë për takime me OSBE-në. Pastaj në Mal të Zi. Pas kësaj do të kthehem në Uashington, dhe shpresoj të kemi në Uashington javën tjetër, një diskutim in-person të QUINT-it për këto çështje,” , ka thënë Escobar.

(Kosova Sot Online)