Rohde: Në Kosovë kanë zbarkuar disa ushtarë të rinj gjerman

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 17:40
Rohde: Në Kosovë kanë zbarkuar disa ushtarë të rinj gjerman

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka njoftuar në Kosovë kanë zbarkuar  disa ushtarë të rinj gjerman, si hap i parë drejt rritjes së pranisë ushtarake në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësitë e saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Rohde ka thënë se këta ushtarë gjermanë kanë arritur dje në Kosovë për të përgatitur terrenin për një rritje tjetër të kontingjentit gjerman në Kosovë.

(Kosova Sot Online)