Hoti: Edhe pse BQK është institucion i pavarur qeveria e detyroi të përfshihet në dialog

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 18:13
Hoti: Edhe pse BQK është institucion i pavarur qeveria e detyroi të përfshihet në dialog

“Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.”, ka njoftuar deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti ka thënë se Qeveria e detyroi BQK’në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.

“Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.”

Ai e konsideron shqetësuese që Qeveria dhe BQK nuk kanë pranuar kërkesat për shtyrje të zbatimit të rregullores.

“Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)