Vdes Kushtrim Hajdaraj, djali i ish-deputetit dhe ministrit të Kosovës

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 08:14
Vdes Kushtrim Hajdaraj, djali i ish-deputetit dhe ministrit të Kosovës

Don Lush Gjergji ka njoftuar se dje ka ndërruar jetë Kushtrim Hajdaraj, djali i Tomë Hajdarajt, ish-deputetit dhe ministrit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kushrimi, siç ka shkruar Don Lush Gjergji ka vdekur në moshën 37 vjeçare.

“Sot, më 12 mars 2024, rishtas jemi këtu për varrimin e birit të Tomës dhe Pashkës, vëllait tonë të ri, Kushtrimit tonë të dashur dhe të paharrueshëm. Ai ishte si rrezet e Diellit, që ei largojnë mjegullat, vranësimin, shiun, dhe na japin ngrohtësi, dritë, shpresë, disponim, lumturi”, ka thënë Don Lush Gjergji, i cili ka kujtuar se më 21 qershor 2016 kishte ndërruar jetë edhe babai i Kushtrimit, Tomë Hajdaraj, ish-deputet dhe ministër i Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)