Escobar arrin në Presidencë, takohet me Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 10:15
Escobar arrin në Presidencë, takohet me Vjosa Osmanin

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka nisur takimin e tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë.

Temë diskutimi me krerët e vendit ai do të ketë dialogun me Serbinë dhe çështjen e dinarit. Po ashtu, Escobar sot do të zhvillojë takim edhe me liderët opozitarë.

(Kosova Sot Online)