Gjykata Themelore e Ferizajt reagon për zjarrin në degën e saj në Kaçanik: Ka dëme materiale

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 10:31
Gjykata Themelore e Ferizajt reagon për zjarrin në degën e saj në Kaçanik: Ka dëme materiale

Gjykata Themelore e Ferizajt ka reguar lidhur me zjarrin që përfshiu objektin e kësaj gjykate, në Degën e saj në Kaçanik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani.

Tutje, thuhet se si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, por jo pasoja në njerëz.

“Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik. Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale por jo pasoja me njerëz. Sipas të dhënave të Organeve kompetente dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)