Policia e Kosovës për 24 orë shqiptoi 2.347 gjoba në trafik

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 10:46
 Policia e Kosovës për 24 orë shqiptoi 2.347 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2.347 gjoba në trafik, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve janë evidentuar 9 aksidente me lëndime, ndërsa 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona dhe 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)