Escobar takon sot opozitën, "Angazhimi i emisarit është kyç"

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 11:07
Escobar takon sot opozitën,

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të ketë një takim të përbashkët me liderët opozitarë nga ora 19:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka konfirmuar se kreu i partisë, Ramush Haradinaj, do të jetë në takim dhe se mirëpret angazhimin e SHBA-së për finalizimin e procesit të dialogut.

Ai tha se Angazhimi i emisarit Escobar është kyç.

“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj. Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim sot në ora 19:00”.

(Kosova Sot Online)