Escobar thotë se s’po i kërkohen vetëm Kosovës vendime të vështira, i drejtohet edhe Serbisë

  • S.A /
  • 13 March 2024 - 12:27
Escobar thotë se s’po i kërkohen vetëm Kosovës vendime të vështira, i drejtohet edhe Serbisë

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se nuk i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por se e njëjta thirrje vlen edhe për Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit,transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ka shumë punë për të diskutuar për disa sfida, duke përshirë edhe vendimin e BQK-së për të gjetur mënyra se si të ecim përpara që përfshijnë Asociacionin po jo vetëm atë. Siç e përmendi edhe presidentja, të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë dhe gjithashtu për të pasë një marrëveshje historike. Por, ne ftojmë edhe Serbinë që të vazhdojë të zbatojë, prandaj nuk është një përpjekje unilaterale që vetëm Kosova duhet të marrë vendime të zorshme e të vështira që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, tha ai.

(Kosova Sot Online )