Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për Ambasada, vendndodhjet Paris, Romë, Otavë dhe Ankara

  • S.A /
  • 13 March 2024 - 12:41
Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për Ambasada, vendndodhjet Paris, Romë, Otavë dhe Ankara

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Romë, Parisë, Otave dhe Ankara, transmeton "Kosova Sot Online ".

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka thënë se blerja e këtyre objekteve do të shërbente për misionet diplomatike.

“MPDJ propozon shqyrtimin për marrjen e vendimit për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike te Kosovës në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara. Miratimi i këtij vendimi do i hapte rrugë blerjes së këtyre objekteve”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online )