Ramosaj kritikon vendimin e Qeverisë Kurti për manastirin: Deçani u godit padrejtësisht

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 15:15
Ramosaj kritikon vendimin e Qeverisë Kurti për manastirin: Deçani u godit padrejtësisht

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka dalë me një reagim pasi Kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencionin Kadastral të Kosovës që t’a regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka bërë me dije se Agjencioni tashmë ia ka regjistruar pronën e Manastirit.

Ramosaj ka shkruar se “Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një Urdhër Ekzekutiv i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti!”.

Ai e ka quajtur këtë goditje ndaj Deçanit, derisa ka thënë se ka tri vjet që e pret Kurtin për të diskutuar për këtë temë.

(Kosova Sot Online)