Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 28-vjeçarit, është i zhdukur që nga viti 2022

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 15:43
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 28-vjeçarit, është i zhdukur që nga viti 2022

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, që është raportuar i zhdukur nga familjarët që nga shtatori i vitit 2022,  përcjell “Kosova Sot Online”.

Melidin Adilin është nga fshati Borje i Shqipërisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se hera e fundit që i njëjti është parë është më 4 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg në afërsi të fshatit Brod në Dragash, ku kishte dalë për të mbledhë boronica.

Policia ka njoftuar se pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televizivë një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

"Megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo di diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në kërkesë.

(Kosova Sot Online)