Gjobitet shoferi në Ferizaj, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 15:56
Gjobitet shoferi në Ferizaj, kjo është arsyeja

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje në Fshatin e Vjetër të Ferizajt kanë ndaluar një shofer të moshës 21 vjeçare i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 80 km/h kishte vozitur 146 km/h, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj heqje të patentë shoferit.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 12.03.2024 rreth orës 21:52 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt kanë ndaluar shoferin S.G (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 80 km/h ka zhvilluar shpejtësi 146 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.”

Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”


(Kosova Sot Online)