Hargreaves mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 17:12
Hargreaves mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit

Vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit, e ka mirëpritur ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky vendim, Hargreaves ka thënë se demonstron guxim politik dhe përkushtimin për sundim të ligjit.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili demonstron guxim politik dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit”, ka shkruar Hargreaves në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)