Pasi Kurti vendosi për tokën e Manastirit vjen reagimi nga Abdixhiku

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 17:37
Pasi Kurti vendosi për tokën e Manastirit vjen reagimi nga Abdixhiku

Pas vendimit të sotëm të kryeministrit Kurti për Manastirin e Deçanit, ka reaguar kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se vendimet dhe opinionet e Kushtetueses janë të detyrueshme për zbatim dhe nuk mund të kontestohen, mirëpo ka shtuar se ndërtimi i kauzave të rrejshme për të ardhur në pushtet i thonë mashtrim.

“Vendimet dhe opinionet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per zbatim; ato nuk mund te kontestohen. Por ndertimit të kauzave te rrejshme me qellim ardhjen ne pushtet, i  thone mashtrim!”

Abdixhiku ka thënë se populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist. Ai ka shkruar se “ky mashtrim” dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar duke mbajtur peng fatin euroatlantik të Kosovës dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale.

“Fatkeqësisht, populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist, perdja e te cilit ra – edhe nje here – lehtesisht. Ky mashtrim dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar, duke mbajtur peng jo vetëm fatin tonë euroatlantik por dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale”, tha Abdixhku.

Ai ka thënë se kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme.

“Kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme. Siç është e dëmshme dhe kjo qeverisje pa rezultate, pa parime, përplot propagande e mashtrim! Heret apo vone, qytetaret do ta kuptojne se jane mashtruar ne cdo qendrim! Le te perpiqemi sa me heret para se te behet vone.”


(Kosova Sot Online)