Ulutas pret në takim Gabriel Escobarin

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 18:00
Ulutas pret në takim Gabriel Escobarin

Emisarin e SHBA-së për rajonin, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka pritur sot në takim komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim palët kanë shkëmbyer mendime mbi një numër të ndryshëm temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me stabilitetin rajonal.

 Ulutas, siç njofton KFOR, ka ripohuar “ përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; dhe ai përshëndeti kontributin e gjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.


(Kosova Sot Online)