Zbulohet arsyeja pse komandanti i KFOR’it u takua me Kuritn dhe Maqedoncin

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 18:43
Zbulohet arsyeja pse komandanti i KFOR’it u takua me Kuritn dhe Maqedoncin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u pritën në një drekë pune në zyrat qendrore të KFOR-it në ‘Camp Film City’ nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Situata e sigurisë, bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe temat aktuale ishin pjesë e diskutimit, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

“Në takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë i institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës dhe takimet e shpeshta për koordinim sa më të mirë me misionin e NATO-s në Kosovë”.

“Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e tij dhe për kontributin e KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)