Ja kush ironizon me Kurtin: Ndoshta edhe mundesh por pastaj s’mundesh

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 22:27
Ja kush ironizon me Kurtin: Ndoshta edhe mundesh por pastaj s’mundesh

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pasi u pajtua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sikurse shkon thënia e famshme: Ndoshta edhe mundesh, por pastaj s’mundesh”, ka shkruar deputetja opozitare në Facebook, duke e përdorur shprehjen e Kurtit për Agim Veliun në vitin 2020.

Deputetja e LDK-se tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte keqpërdorur politikisht për kauza të rreme.

”Tani që u kapërdi dhe ky ndryshim qëndrimesh të kryeministrit: Qëndrimi i Qeverisë që i hap rrugë zbatimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit, është zbatim i sundimit të ligjit. I vonuar. I keqpërdorur politikisht. I shfrytëzuar për kauza të rreme nga kryeministri. Por, i duhur”.

“I duhur jo sepse na pëlqen ndokujt, por sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare – na duken të drejta apo jo. Njësoj, janë të zbatueshme vendimet TJERA të Gjykatës, i pëlqyen apo jo Kryeministrit e ministrave multi-shkelës të Kushtetutës.  Tani, mbesim me shpresë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pas përmbushjes dhe të këtij obligimi demokratik. Faturën e vonesës dhe shkaktimit të rrethanave për vonesa, dini ku mund ta drejtoni.  Sikurse shkon thënia e famshme: Ndoshta edhe mundesh, por pastaj s’mundesh!  Kosova jonë e përhershme mbi të gjitha”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)