Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet e tokës u ndjenë në Kosovë e Shqipëri

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 04:13
Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet e tokës u ndjenë në Kosovë e Shqipëri

Raportohet se një tërmet me magnitudë 5.3 ballësh ka goditur rajonin e Podgoricës mëngjesin e së enjtes rreth orës 04:08 minuta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tërmeti i fuqishëm është ndjerë edhe në Kosovë e Shqipëri.

Sipas faqes së njohur për matjen e lëkundjeve të tokës, tërmeti në Mal të Zi ishte rreth 5.3 ballë.

(Kosova Sot Online)