Moti në Kosovë, në orët e pasdites reshje lokale shiu

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 08:17
Moti në Kosovë, në orët e pasdites reshje lokale shiu

Sot në Kosovë parashihet që moti të jetë me vransira të shumta dhe intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Orëve të pasdites shfaqen kushte për ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, e gjatë ditës shkojnë deri në 12C e 14CDitën e premtë pritet të ketë më shumë intervale me diell.

Të shtunën vransirat shtohen, e lokalisht priten mundësi për riga shiu.

(Kosova Sot Online)