Sela: E vetmja njollë e zezë përbrenda këtij rajoni është Serbia

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 08:43
Sela: E vetmja njollë e zezë përbrenda këtij rajoni është Serbia

Ziadin Sela nga partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë Veriore, ka thënë Serbia është vetmja “njollë e zezë” në Ballkanin Perëndimor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Serbia e ndikuar nga Rusia, synon destabilizimin e rajonit apo ngjalljen e një pasigurie.

Tutje, Sela tha se fatkeqësisht vëmendja e NATO-s dhe amerikanëve është te Serbia.

“Në qoftë se shihet Ballkani Perëndimor, e vetmja njollë e zezë brendapërbrenda këtij rajoni, fatmirësisht është Serbia, si vendi përmes së cilës ushtrohet influencë Rusisë dhe Puntinit për të krijuar destabilizim ose mungesë sigurie për hesapet e veta”, ka thënë Sela.

“Fatkeqësisht vëmendja e NATO-s dhe amerikanëve është te Serbia dhe unë kam hallin që Serbia po kërkon koncesionet e veta në mënyrë që përfundimisht të hyjë në influencën perëndimore dhe të bëhet pjesë e gjeopolitikës perëndimore”, ka thënë Sela.

(Kosova Sot Online)