Raportohet për rrahje mes punëtorëve të RTK-së, këto janë detajet

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 09:00
Raportohet për rrahje mes punëtorëve të RTK-së, këto janë detajet

Një incident ka ndodhur dje në hapësirën e bufesë së Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në Prishtinë, ku një punëtor i RTK-së po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kamerierin e bufesë së RTK-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se lidhur me rastin është intervistuar një person.

“Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e Policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)