Gjakovë: Vodhi 1 euro e 20 centë në kishë, arrestohet një person

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 10:35
Gjakovë: Vodhi 1 euro e 20 centë në kishë, arrestohet një person

Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi që kishte vjedhur 1.20 euro në një kishë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndaj të dyshuarit është hapur rast për vjedhje të rëndë.

Njoftimi i Policisë

VJEDHJE E RËNDË

Gjakovë / 13.03.2024 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte vjedhur 1.20 euro në një objekt fetar (kishë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)