Tërmeti 5.4 ballë në Malin e Zi, lëkundjet janë ndjerë edhe në Shkodër, Lezhë e Tiranë

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 10:53
Tërmeti 5.4 ballë në Malin e Zi, lëkundjet janë ndjerë edhe në Shkodër, Lezhë e Tiranë

Në orën 04:07 minuta në Shkodër janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Nikshiq të Malit të Zi, ku kjo zonë është përfshirë nga tërmeti 5.4 ballë.

Tërmeti u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 ballë në 1.15 ballë.

(Kosova Sot Online)