"Dy dritat e syve", binjaket e Vjosa Osmanit festojnë sot ditëlindjen

  • E.K /
  • 14 March 2024 - 10:57

Binjaket e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Dua dhe Anda, sot festojnë ditëlindjen e 10 - të tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka publikuar një foto të tyre në llogarinë e saj në Facebook, ku i ka uruar për ditëlindje.

“10 vjet jetë, gëzim e dashuri e pafund me dy dritat e syve”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)