Arben Gashi i përgjigjet Liburn Aliut: Ose nuk e ke lexu materialin ose të kanë vënë në lajthitje

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 12:12
Arben Gashi i përgjigjet Liburn Aliut: Ose nuk e ke lexu materialin ose të kanë vënë në lajthitje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, fjalën e tij në Kuvend e ka nisur duke iu përgjigjur ministrit Aliu i cili tha që nuk po e kupton se pse është thirrur ai kur po flitet për kontrata tjera, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Po më duket ose nuk e ke lexu materialin se spe është thirrë kjo seancë ose të kanë qit totalisht në lajthitje. Ne nuk të kemi ftuar ty në raportim, kjo është seancë e jashtëzakonshme lidhur me kontratat njëburimore të dhëna nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të karakterit nacional. Nuk ka të bëjë vec me ministrinë tënde, edhee me ministrinë tënde por e fundit në listë është ministria jote. E para në listë është KEK, pastaj vjen MPB dhe me radhë të gjitha ministritë tjera dhe mbi të gjitha, këtu do të flasim për sistemin”, ka thënë Gashi.

Deputeti i LDK’së tha se Vetëvendosje e ka marrë nën kontroll OSHP’në, KRPP’në dhe ZKA’në.

“Po a ju kujtohet cfarë lufte patët bo për me bo OSHP’në që e kontrolloni ju,  a ju kujtohet cfarë lufte keni bo për KRPP. Për ata që se din OSHP është Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, me fjalë tjera gjykata e tenderave. I keni cu 100% krejt njerëzit e juj dhe kur ju ka dështu një e keni shkarku me vendim në kuvend. Pra e keni marrë nën kontroll. Komisioni i Rregullimit të Prokurimit Publik edhe aty krejt njerëzit e juj. Zyra e Auditorit, keni luftu jeni shkri deri e keni çu atë zonjën që keni dashtë ju për me pas nën kontroll. Dhe në fund, ju rezulton 1805 kontrata janë bë në këtë vend nën qeverisjen e juve me prokurim drejtëpërdrejt. Cka është ky prokurimi i drejtpërdrejt, shkoni e thirrni njërin që e ka një kompani edhe i thoni sa pare po don me kry qit punë”, ka thënë Gashi.

Më pas ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu lëshoi sallën, që e komentoi edhe deputeti Gashi.

“Pra zotëria doli foli pa e dit çka po fol dhe po ik pa e marrë përgjigjen për ato që foli pa dit cka po fol”, u shpreh ai.

“Sistemi juv i qeverisjes është paaftësi në vitin e parë dhe gjysmën e vitit të dytë duke ndarë skema sociale. Korrupsion masiv masi i keni kap krejt institucionet me 1805 kontrata njëburimore, ku i keni thirrë dostat e juv, merri 10 milionë e 20 milionë e 30 milionë edhe kryje nashta naj punë e fito e pëfito ju”, tha Gashi. 

(Kosova Sot Online )